Arrestohet në aeroport Alban Bengasi, avokati që pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e gruas

Alban Bengasi, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Golden Bullet”, është arrestuar ditën e sotme nga policia.

Policia bën me dije se ai undalua në hyrje të aeroportit të Rinasit, teksa po kthehej nga Dubai. Emri i tij doli në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili zbuloi se Bengasi kishte paguar 120 mijë euro për t’i ekzekutuar bashkëshorten.

Dumani u vu në pranga në 29 mars 2022 pas një tentativë të dështuar për të vrarë Talo Çelën. Së bashku me të u arrestua edhe Henrik Hoxhaj. Falë dëshmive të të dyve, u hodhën dritë mbi një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura, teksa u bë i mundur arrestimi i shumë personazheve të tjerë të botës së krimit.