Arrestohet me urdhër të SPAK Safet Gjici, akuza “korrupsion pasiv”, rrezikon deri në 12 vite burg

Safet Gjici, ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, është arrestuar pasditen e sotme me urdhër të SPAK.

Mësohet se Gjicit i janë vënë prangat në lokalin poshtë shtëpisë së tij, në Kukës.

Ish kryebashkiaku është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e “korrupsionit pasiv” dhe rrezikon nga 4 deri në 12 vite burg.

Të hënën jepet vendimi nëse do të qëndrojë nën arrest apo do të marrë një masë më të lehtë.

Më 16 qershor ai u mor nën hetim pas shpërndarjes së një video erotike në ambientet e zyrës së tij në Bashki. Tre ditë më vonë u publikua video e plotë ku vajza i kërkonte një tender për qentë.

Gjici vihet kështu në radhën e zyrtarëve të lartë të Partisē Socialiste që kanë përfunduar në burg.