Arrestohet gardisti në Tiranë, i dehur në timon shkaktoi aksident dhe më pas ia mbathi nga vendngjarja

Një gardist është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi duke udhëtuar me mjetin e tij ka shkaktuar një aksident në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Porcelanit”.

Sipas informacioneve, efektivi i gardës A.LL, 49 vjeç ishte i dehur në timon dhe për pasojë humbi kontrollin e mjetit dhe më pas përplasi 3 makina të parkuara, fatmirësisht pa lënë të lënduar dhe u largua nga vendi i ngjares.

Por pasi u shoqërua në komisariat, rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.