Donald Trump është arrestuar zyrtarisht nga organet ligjzbatuese amerikane me akuza për shantazh dhe konspiracion në shtetin e Xhorxhias.
Miliarderi 77-vjeçar u vendos në burgun e kontesë Fulton të Atlantës të enjten në mbrëmje me orën lokale, i cili u rrethua nga një perimetër i rreptë sigurie ndërsa një mori gazetarësh dhe dhjetëra mbështetës të republikanëve u dyndën drejt burgut.
Ish-presidenti i SHBA-së lufton me padinë e tij të katërt penale ndërsa kërkon rizgjedhje si kreu i shtetit amerikan. Për ish-Presidentin Trump, Gjykata vendosi “lirim me kusht”, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë. AI u bë ish-Presidenti i parë që fotografohet në qelitë e paraburgimit.