Arrestohen me urdhër të SPAK dy ish-gjytarë në Elbasan

Arrestohen me urdhër të Prokurorisë së Posaçme dy ish-gjyqtarë të Elbasanit. Burime për mediat bëjnë me dije se ka rënë në pranga Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit dhe ish-gjyqtarja  Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.

Po ashtu është ekzekutuar masa “arrest shtëpie” për Blerina Beqiri, avokate e grupit kriminal të Suel Çelës.

Operacioni ka nisur që nga mbrëmja e djeshme ku mësohet se janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa dhe vjen pas zbërthimit të bisedave në SkyEcc.

Ende nuk ka një komunikim zyrtar teksa mësohet se operacioni është ende në zhvillim e sipër.

Kujtojmë se Zihni Shahu dha dorëheqjen pak muaj pas nisjes së procesit të vettingut, pasi ndaj tij kishte filluar hetimi administrativ dhe kërkoi të përjashtohej për 15 vjet nga e drejta për të punuar në sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë emri i Pajtime Fetahut doli në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 udhër arreste.