Ditën e sotme u arrestua nga policia e Tiranës mjeku kirurg Dervish Hasi, pasi kishte shfrytëzuar një të mitur për prostitucion për një periudhë 2-vjeçare.
Mjeku Hasi i njohur gjerësisht si besimtar mysliman, kishte edhe 3 gra të tjera në shtëpi. E mitura shkonte në shtëpinë e Hasit në intervale të shkurtra kohore, 3 deri në 4 ditë, ndërsa dyshohet se Hasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, e cila do të konfirmohet përmes akt-ekspertizës.
Dyshohet se 42-vjeçari duke e kamufluar të miturën si gruan e tij të katërt, e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.
Ndërkohë në një vëzhgim të shpejtë, në vitin 2021 kur në krye të ministrisë së Shëndetësisë ishte Ogerta Manastirliu, kjo e fundit ka postuar foto me stafin mjekësor në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” për ndërhyrjen e parë në zemër në shërbimin e ri të kardiokirurgjisë ku mes tyre është mjeku i arrestuar sot në Tiranë.
Në postimin e saj, ajo madje nuk lë pa përgëzuar edhe mjekun Dervish Hasi.
“Është realizuar me sukses operacioni i parë në zemër në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke nisur mbarë funksionimin e qendrës së dytë të kardiokirurgjisë të spitaleve publike. Urime Stafit Mjekësor, prof. Rezar Deveja, dr. Dervish Hasi, dr. Ketjon Menkshi, dr. Nereisa Rushiti, dr. Marjeta Bilaj, për kryerjen e operacionit të parë, me mbështetjen e prof. Ilir Ohri, prof. Arben Baboçi, prof.asc. Alma Cani dhe dr. Saimir Kuçi. Shëndetësia që duam“, shkruante Manastirliu në postimin e saj.