Ekuadori ka dislokuar ushtrinë sot rreth pallatit presidencial “Palacio de Carondelet”, pas shpalljes së gjendjes së emergjencës prej një sulmi të bandave në një burg të vendit.
E gjithë situata u krijua pas arratisjes së një prej kriminelëve më të rrezikshëm të vendit, Jose Adolfo Macias, i njohur edhe si “Fito”.
Presidenti i vendit Daniel Noboa tha se përveç arratisjes së tij, sulmuesit kishin marrë peng katër oficerë policie, duke shpallur gjendje e emergjencës për 60 ditë.
Presidenti 36 vjeçar i zgjedhur në tetor është zotuar të luftojë krimin e lidhur me trafikun e drogave, në vendin e rëndësishëm të tranzitit të drogave drejt SHBA dhe Evropës.
Pas bastisjes së burgut, zyrtarët thanë se katër oficerë policie ishin marrë peng në dy sulme të veçanta në Machala dhe në Quito.
Presidenti Noboa reagoi më pas duke thënë se kërkon të vendosë kontrollin e situatës në vend dhe në burgje.