Arjon Hasaj pranon krimin: E vrava Ramazan Matajn se i prishi dy martesa motrës time, i dërgoi video intime të tyre ish-burrit të saj

Arjon Hasaj, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen e 33 vjeçarit Ramazan Mataj, ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Para grupit hetimor, 29 vjeçari ka thënë se viktima i ka prishur dy martesa motrës së tij. Ndërkhë thotë se Mataj dhe motra e tij ishin në një lidhje prej 6 vitesh.

I riu pretendon se viktima ka shpërndarë video intime të motrës së tij tek ish-burri. Mes të tjerash ka treguar se si planifikoi vrasjen, duke nisur nga profili i rrremë në rrjete sociale dhe deri te takimi fatal për 33 vjeçarin Mataj.

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në Instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

Kujtojmë se Arjon Hasaj e qëlloi me breshëri kallashnikovi Matajn në Postribë të Shkodrë ndërsa trupi i tij u gjet nga një kalimtar i zonës.

Në pranga për ngjarjen ka rënë edhe vëllai i autorit, Klinsman Hasaj, i cili e ka përkrahur në krim.