Arben Ahmetaj: Rama, kreu i organizatës kriminale? Çfarë do Gys Agasi me kryeministrin në Davos

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, është rikthyer të flasë në emisionin “Çim Peka live”, duke hedhur të tjera akuza ndaj kryeministrit Rama dhe qeverisë.

Ai e ka cilësuar Ramën si kryetarin e organizatës kriminale dhe se Shqipëria ka rënë në duart e krimit, teksa shton se Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje me qeverinë e sotme, pasi kjo e fundit është e mbushur me njerëzit e besuar të Ramës që nga koha kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Ahmetaj ngre pyetjen se çfarë do Ergys Agasi në Davos me kryeministrin Rama, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët, por ka shkuar për interesat e kryeministrit Rama.

Pjesë nga intervista:

Ahmetaj: Unë sot do i kthej përgjigje Yuri Kim, sot Shqipëria ka rënë në duart e krimit. Merr Partinë Socialiste, ka shumë socialistë, por s’ka parti. Është vetëm një organizatë e krijuar vetëm për t’i shërbyer një njeriu. Ka shumë socialist. Më thoni çfarë lidhje ka sot Partia Socialiste me qeverinë që praktikisht është bashkia1 dhe bashkia2 e dikurshme? Nuk ka lidhje. Sot praktikisht, koordinatorët politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit. Referojuni pak Encro Chat të SKY, fatkeqësisht për shkak të atyre dosjeve të ardhura në Belgjika dhe Franca dhe jo të nisura nga SPAK-u dhe unë do ta theksoj, kanë rënë katër qarqe elektorale, fatkeqësisht për ne që kemi lënë ditë, net, vit të tëra për të punuar me shumë qejf për Partinë Socialiste. Katër, ka rënë Shkodra, ka rënë Durrësi, ka rënë Elbasani, ka rënë Tirana. Po pse kjo është Partia Socialiste? Çfarë lidhje ka Partia Socialiste?

Peka: Kjo është. Vetëm ju se keni parë, kjo është Partia Socialiste.

Ahmetaj: Po pse mo, Partia Socialiste ka dalë të votojë për Gys Agasin që të komandojë Shqipërinë???

Peka: Kjo është, pse nuk e dije ti??

Ahmetaj: Jo mo, nuk e dija. Kur shkova në zgjedhje nuk e dija që do ndodhte kjo. Çfarë do Gys Agasi në Emirate me kryeministrin edhe në DAVOS, çfarë përfaqëson?

Peka: Është edhe në DAVOS?

Ahmetaj: Çfarë përfaqëson? Le t’i kthehem qytetarëve shqiptarë. Socialistëve, o miqtë e mi, diku më keni dash, diku më keni kritikuar, diku më keni urryer, emocione njerëzore. Për Gys Agazin keni votuar ju?