Apeli i Posaçëm lë në “arrest shtëpie” Ervin Muçën, ish-shefi i IT vodhi të dhënat e TIMS

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në “arrest shtëpie” Ervin Muçën, ish-shefin e IT-së në Policinë e Shtetit.

Muça akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS. Ndaj tij është ngritur akuza “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Sipas Prokurorisë, nga hetimi i procedimit penal rezulton se në gusht të vitit 2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin