Apeli i GJKKO nuk pranon kërkesën për lirim, Julian Meçaj mbetet në burg për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja

Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn, i akuzuar si i përfshirë në atantatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi.

Ai kishte kërkuar zbutjen e masës por gjykata nuk ka pranuar.

Muçaj akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit, por edhe personave të tjera.

Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn, pasi ishte arrestuar atje që në shkurt.

Për atentatin ndaj prokurorit ai ishte marrë në pyetje e më pas ishte liruar, çka e ndihmoi më pas të shkonte në Dubai.

Atentati ndodhi në 1 nëntor 2019, në autostradën Durrës-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku persona të armatosur të cilët po udhëtonin me një automjet benz, ngjyrë gri kanë qëlluar më armë zjarri në drejtim të makinës ku udhëtonin shoferi Andi Maloku, ish-prokurori Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si Rrumi i Shijakut.

Nga të shtënat me armët e zjarrit, ata mornë plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe për pasojë Andi Maloku humbi jetën në atentat, ndërsa Arian Ndoja dhe Aleksandër Laho i mbijetuan plagëve.

Prokuroria e Posaçme informon se autorët e identifikuarqë kanë marrë pjesë në atentat janë Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja e Endrit Sinani, dhe bashkëpandehurit në një procedim të lidhur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.