Analisti Andi Bushati ka kritikuar qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj Agron Shehajt, pasi ky i fundit u sulmua fizikisht nga Flamur Noka në foltoren e Kuvendit.
Bushati tha në “MCN” se ka ngelur i skandalizuar nga harbutëria dhe idiotësia që ka treguar PD ndaj Agron Shehajt.
Sipas tij, Shehajt. PD tregoi një verbëri të një force politike që merret me personin dhe jo me idenë.
“Kam ngelur i skandalizuar nga harbutëria dhe idiotësia që ka treguar PD ndaj Agron Shehajt. PD tregoi një verbëri të një force politike që merret me personin dhe jo me idenë. Ai po këmbëngulte për një interpelancë dhe një parti që thotë nuk na japini nterpelanca dhe komisione hetimore, në vend të solidarizohet, shkon bën sherr për protagonizëm. Opozitë më vetëshkatërruese, sikur ta paguajnë për t’i bërë dëm vetes. Ishte një gjë që më ka pataksur”, tha Bushati.