“Amerika i tërhoqi ushtarët që mbështesnin SPAK”, Rama: Kush po i mban tani?

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të flasë për SPAK edhe pasditen e sotme në Asambletë Socialiste në njësitë 5,6,13 dhe 14.

Ai tha se edhe pse Amerika e tërhoqi mbështetjen për SPAK, sërish ky institucion vijon të funksionojë. Sipas tij, nëse PS do të donte të shkrinte SPAK, mjaftonte që të thërriste Sali Berishën dhe ky i fundit do të vinte me gjithë ushtrinë e tij mbrapa.

“Askush s’na kërkon dot hesap për luftën ndaj korrupsionit. Nuk jemi ne viktimat këtu. Nuk na hapi luftë Amerika se Amerika i tërhoqi ushtarët që kishte sjellë për të mbështetur SPAK. Nuk janë më aty. Ja ku është SPAK prapë aty. Kush po e mban tani? E keni dëgjuar bufin kur thotë do e shkrijmë SPAK. Nëse do ishim ata që na thonë se jemi, do ishte shkrirë SPAK. Një fishkëllimë bufit dhe e di si vinte, me ato flokët që duket sikur ka zbritur nga motori. Me gjithë ushtrinë mbrapa për të shkrirë SPAK. Por nuk ndodh kjo”, u shpreh ai.