Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, dërgohet në spital

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik Voskopojë, në qarkun e Korçës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa diplomati ndodhej atje së bashku me bashkëshorten.

Ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Gjendja e tij raportohet si stabël, por për mjekim më të specializuar, është marrë vendimi që ai të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ambasadori nuk ka qenë në një vizitë zyrtare apo takim pune në këtë zonë, por ndodhej në Voskopojë për arsye turistike.