Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një vizitë në zyrën e kryeministrit Edi Rama.
Foton e ka publikuar vetë kreu i qeverisë, i cili i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit amerikan. “Mirë se edhe”, shkruan Rama krah fotos së publikuar në rrjetet sociale.
Dy ditë më parë ambasadori Wendt dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti Bajram Begaj, teksa dje nisi edhe zyrtarisht detyrën në vendin tonë.
Ai është ambasadori i 11-të i SHBA-së në Tiranë, teksa pason në këtë detyrë Yuri Kim, e cila u largua në vitin 2023. Prej asaj kohe, Ambasada e SHBA-së në Tiranë u drejtua nga e Ngarkuara me Punë, Nancy VanHorn.