Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku pritet të japë dëshminë e tij në kuadër të një hetimi që lidhet me çështjen e Ergys Agasit.
Bala është thirrur nga prokurorët e SPAK për të dhënë sqarime mbi rrethana dhe të dhëna që janë pjesë e verifikimeve të këtij hetimi.
Vilson Bala ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në Policinë e Shtetit. Ai ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Policisë së Durrësit, ndërsa më parë ka qenë në krye të Forcës së Posaçme Operacionale.
Në nëntor 2024, Bala mori drejtimin e Policisë së Durrësit, ndërsa në janar 2026 u emërua në postin e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, detyrë që vijon ta mbajë.