Ambasadori i BE godet politikën shqiptare: Në takime thoni se i doni të rinjtë, por nuk u jepni asnjë mundësi për të folur

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, është treguar i ashpër me politikën shqiptare, për të cilën thotë se i përdor të rinjtë vetëm për takime dhe fjalime.

Sipas tij, anëtarësimi i Shqipërisë në BE i takon të rinjve, por nëpër takime janë vetëm politikanët që flasin dhe të rinjvë nuk u jepet asnjë mundësi për të folur dhe për të ngritur zërin.

“I gjithë ky projekt madhor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në fund të fundit është për të rinjtë, jo domosdoshmërisht  për ata që janë të moshuar. Irritohem kur flitet për të rinjtë po kur shkon nëpër takime janë takime ku vetëm flitet, jeni shumë të mirë, ju duam shumë, por ama të rinjtë nuk kanë hapësirë për të folur në ato aktivitete dhe as për të ngritur zërin”, tha Gonzato në Euronews Albania.