Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale në lidhjet me vizat amerikane.
Ambasada thotë se viza amerikane mund të anulohet në rast se një shtetas arrestohet për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodhet në Shtetet e Bashkuara.
Madje, ky person mund të bëhet i papërshtatshëm për viza në të ardhmen.
“Nëse arrestoheni për sulm, dhunë në familje ose krime të tjera ndërsa ndodheni në Shtetet e Bashkuara, viza juaj amerikane mund të anulohet dhe mund të bëheni të papërshtatshëm për viza në të ardhmen. Një vizë është një privilegj, jo një e drejtë – e cila mund të hiqet nëse shkelni ligjin”, thuhet në mesazhin e Ambasadës Amerikane.