Ambasada britanike reagon për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Duhen masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve

Ambasada britanike ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Gjykatën e apelit, ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

Në postimin në rrjetet socaile, Ambasada ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe ka dënuar aktine  rëndë të ndodhur.

Sipas Ambasadës, duhen marrë masa urgjent për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe integritetin e gjykatave.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja tragjike e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe kolegët e tij.

Dënojmë fuqishëm aktin e dhunës dhe bëjmë thirrje për masa urgjente për të garantuar sigurinë e gjyqtarëve dhe integritetin e gjykatave”, thuhet në postim.