Amabasada e SHBA-së: Njësia e Antiterrorit pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan

Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm.

“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.