Alqi Bllako kërkon pafajësinë për inceneratorin e Elbasanit: Gjykata t’i bëjë ballë presioneve

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit, ka kërkuar pafajësinë gjatë senacës së sotme në GJKKO.

Ai deklaroi në Gjykatë se nuk ka qenë as anëtar i këhsilloit bashkiak dhe a skryetar bashkie, ndaj pasoja e kontratës së inceneratorit do të ishte e njëjtë, pavarësisht rolit të Sekretarit të Ministrisë. Bllako kërkoi që gjykata t’u bëjë ballë presioneve dhe ta shpallë të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.

“Është një kontratë PPP, nuk jam as anëtar i këshillit bashkiak i Elbasanit, nuk kam qenë kryetar bashkie i Elbasanit, as anëtar i këshillit ndërinstitucional, apo i Këshillit të Ministrave. Këto akte të paligjshme administrative që pretendon SPAK, duhet të keni parasysh se janë ende në fuqi. Pasoja do të ishte e njëjtë qoftë me apo pa Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit. Edhe në rast se unë do të refuzoja  të përcillja shkresat, do akuzohesha për mosveprim. E nderuar gjykatë, shpresoj ti bëni ballë presioneve dhe të jepni pafajësi absolute ndaj meje”, u shpreh Alqi Bllako.

Më herët, edhe ish-ministri Lefter Koka kërkoi pafajësinë, teksa hodhi poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ndërkohë, seanca e radhës për konkluzionet e 6 të pandehurve të tjerë, u la për më 20 korrik në orën 10:00.