Gazetari Alfred Peza është zgjedhur ditën e sotme si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.
Në këtë post ishin në garë 4 kandidatë, Alfred Peza, Laureta Roshi, Enrik Mehmeti dhe Helidon Haliti. Ky i fundit u tërhoq nga gara për arsye shëndetësore.
Të nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues kanë vendosur të votojnë kandidatin e mbështetur nga Edi Rama.
Më herët postin e drejtorit të RTSH-së, Enkelejd Joti, cili u lirua nga detyra pak javë më parë, dhe u emërua zv/ministër i Mbrojtjes.