Alarmi i kryeprokurorëve italianë: Mafia shqiptare është kthyer në ndërmjetësuese ndërkombëtare e trafikut të drogës

“Shqiptarët nuk janë më çirakë të mafies lokale, por ndërmjetësues ndërkombëtarë droge”. Kjo ka qenë deklarata e kryeprokurorit të Romës, Francesco Lo Voi dhe prokurores Ilaria Calo, gjatë raportimit të tyre në Komisionin Parlamentar të Antimafias.

La Reppublica iu është referuar deklaratës së Calo dhe Lo Voi, duke vënë theksin se si ndër vite mafia shqiptare ka arritur që zgjerojë aktivitetin e saj në të gjithë vendin fqinj.

“Mafia shqiptare ka bërë kapërcimin përfundimtar në cilësi në qytetin e përjetshëm, duke u kthyer nga një çirak i mafies vendase në ndërmjetësues ndërkombëtar droge”, mësohet të kenë thënë Ilaria Calo.

Sakaq kryeprokurori italian tha: Prania e krimit të tipit mafioz vazhdon të ndihet në qytetin e Romës, në qendrat e zonës metropolitane dhe në provincat e tjera të Lazios me karakteristikat e mafias tradicionale, të cilat e kanë të lehtë të riinvestojnë paratë e paligjshme në aktivitetet e pastrimit të parave. format më të ndryshme Jo vetëm ndërtimi, por edhe hotelerie, shërbime dhe logjistike.

Më herët mediat italiane kanë shkruar se si mafia shqiptare në Romë ka krijuar lidhje të forta me krimin e organizuar vendas, jo vetëm për trafik droge por edhe për pastrim parash.