Një alarm për bomba në të gjitha shkollat e Tiranës ka ngritur në këmbë Policin e Shtetit që në orët e para të mëngjesit.
Në një e-mail të dërguar Policisë së Shtetit, thuhej se kamionët ishin të mbushur me eksplozivë dhe “gjaku i mësuesve do të derdhej në shkolla”.
Krimi Kibernetik ka nisur hetimet, teksa dyshohet se kemi të bëjmë me një grup radikal ekstremist, pasi në e-mail përmendet edhe emri “Allah”.
Fatmirësisht pas kontrolleve rezultoi se alarmi ka qenë fals, ndërkohë që po punohet për të zbuluar kush fshihet pas këtij e-maili.
