Ish-kryeministri Sali Beriasha ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe në veçanti për ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën.
AI tha se bandat kriminale të Taulant Ballës po kërcënojnë edhe kreun e SPAK, Altin Dumanin, teksa shtoi se e dënon me ashpërsinë më të madhe kërcënimin që i bëhet kreut të Prokurorisë së Posaçme.
“Tani çfarë ndodh? Kanë vënë nën presion të tmerrshëm kriminal SKAP-in. Kush e kërcënon Altin Dumanin. E kërcënojnë nuk ka diskutim dhe e dënoj me ashpërsinë më të madhe. Sapo ky u bë ministër, filluan bandat ta kërcënojnë? A pret kush që Dumani të hetojë Ballën kur ky i fut kriminelët në katër anët”, tha Berisha.
Ai akuzoi edhe vëllanë e kryeministrit Edi Rama për lidhje me krimin e organizuar.
Edi Rama vendos më të inkriminuarin politikan pas tij, Taulant Ballën në krye të ministrisë së rendit.
Në bazë të këtyre bisedave, Taulant Balla shkon të paktën për 10 dosje. Minimumi 10 dosje. Dhe ai u zgjodh dhe u vu nga Edi Rama në krye të krimit. U vu për të mbrojtur krimin.
Sa shkoi, e plaçkiti dhe e grabiti të gjithë sistemin TIMS. Ka vetë 54 udhëtime me Begon. Plus trafikantë të tjerë.
Po Olsi Rama, sa është me atë Gjonajn e Hakmarrjes së Xibrakës? I ka në TIMS të gjitha. Dalja e tij jashtë kufirit me makinën e adoptuar për transportin e drogës. Se këto duhen zhdukur”, u shpreh ai.