AKU bllokon kamionin me 25 ton misër që vinte nga Serbia

25 ton misër që vinte nga Serbia është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër.

Bllokimi i kamionit që po transportonte këtë sasi të madhe u bë në doganën e Hanit të Hotit.

Shkak për bllokimin është bërë prania e aplatoxinës B në misër, e cila ka qenë mbi normat e lejuara për Shqipërinë.

Destinacioni final i kësaj ngarkese ka qenë Elbasani, por pas pranisë së kimikateve është bllokuar nga AKU.

Aksioni është duke vijuar ndërsa priten edhe bllokim i sasive të tjera të misrit sepse janë duke u kryer procedurat në doganën e Hanit të Hotit.

Ndërkohë bëhet e ditur se AKU Shkodër ka bllokuar edhe një fermë qumështi në fshatin Trush të bashkisë Shkodër për shkak të disa parregullsive të gjetura atje.