AKU bllokon 5 ton djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule në Tiranë, gjobitet kompania “Tona Alb”

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) Tiranë ka bllokuar ditën e sotme 5 ton djathë Gouda dhe 944 kilogramë fileto pule.

Masa është marrë pasi produktet nuk ishin të pajisura me kundraetiketë në gjuhën shqipe, në kundërshtim me kërkesat ligjore për etiketimin e ushqimeve.

Subjekti tregtar “Tona Alb” shpk është penalizuar edhe me masë administrative gjobë për shkelje të rregullave të etiketimit dhe të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore.