Aksion i policisë në disa qytete, në pranga prokurori i Kukësit, një biznesmen dhe Oltion Bistri

Mbrëmjen e kaluar Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK ka zhvilluar aksion në disa qytete, ku janë arrestuar disa policë dhe prokurori i rrethit Kukës.

Nga mega-opracioni i shtrirë në disa qytete janë arrestuar biznesmeni i njohur Pëllumb Gjoka dhe ish-drejtori i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kukës dhe Astmer Bilali, pjesë e grupit ‘Bajri’.

Oltion Bistri i arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Shtetit dhe SPAK pak ditë më parë është emëruar si Specalist në Drejtorinë e Krimeve në Volum, duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt. Me ndryshimet e reja në Policinë e Shtetit drejtoria e Krimeve është ndarë në dy sektorë, në Volum dhe të Rënda. Ndarja bëhet sipas rëndësisë së kriminalitetit.

Nga detajet e para bëhet me dije se biznesmeni Pellumb Gjoka është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e tij në Velipojë.

Po ashtu RENEA dhe policia e Shkodrës po bëjnë kontrolle edhe në zonën e Dobraçit tek fisi ‘Bajraj’ ndërsa dyshohet për një të ndaluar në atë zonë. Po ashtu efektivet kanë bërë edhe sekuestrim automjetesh ndërsa aksioni vijon dhe mund të ketë të ndaluar të tjerë.

Xhevahir Lita është prokuror i emëruar në Kuk%s. Prej më shumë se një viti ai është caktuar përkohësisht nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë Kukës, pas arrestimit për korrupsion të kreut të asaj zyre, Edmond Karriqi.