Aksidenti tragjik në Tiranë/ Zbulohet identiteti i viktimës dhe të plagosurve

 Identifikohet 35-vjeçari që humbi jetën mëngjesin e sotëm në aksidentin në kryeqytet. Viktima është Visar Meshi 35 vjeç, ndërsa janë dërguar në spital Ensid Hasanllari dhe Erenik Cakraj.

Aksidenti me pasojë vdekjen ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se automjeti tip “BMW” doli nga rruga duke u përplasur me mbajtësen anësore. Ende nuk është përcaktuar shkaku i aksidentit. Pritet që në orët e ardhshme të ketë më shumë informacion.

Të afërmit e viktimës kanë shprehur në Facebook ngushëllimet për ikjen e parakohshme të 35-vjeçarit.