Aksidenti pranë Liqenit Artificial në Tiranë, identifikohet viktima, student i Akademisë së Sigurisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë ku një i ri ka humbur jetën. Makina e cila drejtohej nga Arjon SHahaj është përplasur me një tjetër automjet dhe si pasojë shoferi i njërës prej tyre ka ndërruar jetë.

Policia njofton se i riu Arjon SHahaj ishte student i Akademisë së Sigurisë.

Njoftimi:

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.