Një aksident tragjik është regjistruar sot në Zall-Bastar ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrëfikësja për të nxjerrë trupat e viktimave nga mjeti.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo rrethanat aksidentit, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar.