Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ ‘Audi’ del nga rruga dhe përplaset me karburantin, humb jetën pasagjeri 18 vjeçar, plagoset shoferi dhe një tjetër

Një aksident i rëndë me vdekje është regjistruar pas mesnatës në autostradën “Tiranë-Durrës”, në zonën “Marikaj”. 

Sipas policisë, aksidenti tragjik u regjistrua rreth orës 00:40, ku shtetasi D. D., rreth 18 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi E. B., rreth 19 vjeç, ndërsa janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe sqarimin e rrethanave.