Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur te kthesa e Rinasit mëngjesin e kësaj të hëne. Ngjarja ndodhi në aksin Fushë Krujë-Vorë, ku janë përplasur dy makina dhe një kamion.
Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës tip Skoda me targa të Kosovës.
Tre pasagjerët që ndodheshin në makinë me viktimën me iniciale G.R., janë dëmtuar lehtë. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar.

Njoftimi i policisë:
Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion “Volvo”, me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe automjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
