Një aksident me një të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar sot në aksin Gramsh-Cërrik. Paraprakisht mësohet se si pasojë e përplasjes së dy mjeteve “Mercedes Benz” dhe “Opel”, ka gjetur vdekjen një 50 vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende me dije. Ndërkohë dy të plagosurit janë dërguar në spital për ndihme mjekësore.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 09:00, në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin G. K., 21 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. H., 39 vjeç.
Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi A. H., rreth 50 vjec, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. H., si dhe janë dëmtuar shtetasi E. H. dhe pasagjeri tjetër në automjetin e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi G. K. është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”- thuhet në njoftimin e policisë.