Aksident me vdekje në aksin rrugor Burrel-Rrëshen

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën që lidh Burrelin me Rrëshenin. 

Paraprakisht raportohet se viktimë ka mbetur një kalimtar, i cili dyshohet të jetë përplasur nga makina.

Policia e Burrelit ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.