Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Lezhë-Laç. Në aksident janë janë përfshirë dy makina dhe një trajler.
Për pasojë tre persona janë lënduar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Lezhës.
Shkak i përplasjes së trefishtë dyshohet të jetë një parakalim i gabuar.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave.