Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas tre të mitur që lëviznin me monopatina! Arrestohet shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një makinë ka përplasur tre të mitur, të cilët lëviznin me dy monopatina.

Aksidenti u regjistrua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ndërsa të miturit janë dërguar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve

Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili pritet që të merret në pyetje. Vijon puna për zbardhjen e këtij aksidenti.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shtetasi E. K., rreth 41 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 të mitur.

Si pasojë janë demtuar 3 të miturit, të cilët janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.