Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje qytetarin me biçikletë

Mëngjesi ka nisur me një aksident të rëndë në Tiranë.

Një 76 vjeçar i identifikuar si Vlash Sokoli ka qenë duke kaluar rrugën me biçikletë, kur është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin ‘Zhan D’ark’ në afërsi të Shkozës.

Sipas burimeve mjeti i drejtuar nga Gëzim Marashi ka përplasur 76-vjeçarin i cili si pasojë e plagëve, ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i mjetit nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërkohë dhe shpejtësia e mjetit nuk ka qenë shumë e madhe, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë nga përplasja për shkak edhe të moshës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.