Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se aksidenti ndodhi në zonën e Bathores, ku automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Ndërkohë shoferi që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në komisariat dhe pritet të merret në pyetje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.