Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sot në Shkodër ku një 65 vjecare humbi jetën. Policia njofton se aksidenti ndodhi në lagjen “3 Heronjtë” ku një automjet që drejtohej nga një 70 vjecare përplasi këmbësoren. Si pasojë e përplasjes gruaja humbi jetën në spitalin e Shkodrës pasu nuk u mbijetoi plagëve. Ndërkohë drejtuesja e mjetit u shoqërua në komisarit për tu marrë në pyetje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 10:50, në lagjen “3 Heronjtë” automjeti me drejtuese shtetasen E. N., 70 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen L. N., 65 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, 65 vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë Policia.