Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para pas mesnatës në aksin Sarandë-Ksamil, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet.
Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë. Bëhet fjalë për Domenico Gritto, 24 vjeç dhe Vicenzo Tizziano, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.
Ndërkohë në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur, drejtuesi i mjetit 17-vjeçari E. Rr dhe pasagjeri 16-vjeçari M. R, të dy banues në Sarandë.
Rapotohet se në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Ndërsa, disa orë pas shoferi 17 vjeçar u vu në pranga nga blutë e Sarandës. Pas aksidentit fatal për turistët italianë, policia e shtetit njoftoi se pezulloi menjëherë nga detyra shefin e policisë rrugore për qytetin jugor.