Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në aksin Levan-Fier, ku një person ka humbur jetën ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke lënë 6 të plagosur, por njëri prej tyre nuk u mbijetoi plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Viktima është njëri prej drejtueve të mjeteve, L.B 51 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti të rëndë.
“Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Rotondo e Levanit”, automjeti me drejtues shtetasin I. P., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi L. B. dhe kanë shkuar në spital për të marrë mjekim shtetasi I. P. dhe katër pasagjerë“,- njofton policia.