Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Fier – Seman.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të “Urës së Bacinozit”, rreth orës 10:30. Një automjet “BMË X5”, me drejtues 21-vjeçarin K. Ç., ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përfunduar i përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Brenda makinës po udhëtonte një çift të rinjsh, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
