Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotmë në kryeqytet ku një motor ka përfunduar në lumin e Lanës.
Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit po tentonte t’i shmangej kapjes nga policia kur përfundoi bashkë me mjetin në Lanë.
Ende nuk dihet identiteti i drejtuesit të mjetit, por ajo që bëhet me dije është se ishte një person i shpallur në kërkim nga policia.
Fill pas aksidentit ai u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes