Agron Shehaj reagon për inceneratorin e Tiranës: SPAK zbuloi se Veliaj gënjente, duhet të japë dorëheqjen

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës nga SPAK.

Ai thotë se SPAK zbuloi që kryebashkiaku Erion Veliaj gënjente, teksa shton se Prokuroria e Posaçme zbuloi edhe që Veliaj kishte rol kryesor në këtë aferë.

Sipas tij, kryebashkiaku duhet të dorëhiqet, por dorëheqja e tij mund të vijë vetëm në rast se SPAK e arreston.

“Në thelb Veliaj vazhdoi pagesat për inceneratorin e Tiranës me pretendimin se pronarë nuk ishin Zoto dhe Mërtiri. 

SPAK zbuloi se Veliaj gënjente! Ata janë pronarët. 

SPAK zbuloi edhe përfshirjen e Veliajt në këtë aferë: Propozimi i tij për PPP; Këmbëngulja publike për vlefshmërinë e inceneratorit; Firma për të marrë përsipër kostot duke anashkaluar Këshillin Bashkiak; Vendimi i Këshillit Bashkiak i përgatitur nga Zoto, Refuzimi për të ndalur pagesat drejt kompanisë guaskë në Holandë. 

Faktet dolën nga hetimet e SPAK. Veliaj duhet të jap dorëheqje.

Dorëheqja nuk mund të vij vetëm në rast arrestimi nga SPAK-u”, shkruan Shehaj.