Afera e Sterilizimit, SPAK kërkon dënim me 10 vite burg për zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për të pandehurit për koncesionin e Sterilizimit. Për ish-zv.ministrin, Klodian Rjepaj, Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 6.8 vite burg.

Po ashtu, 10 vite burg kërkon edhe biznesmenin që fitoi koncesionin, Ilir Rrapajn. Edhe ky nëse shpallet fajtor, përfiton nga gjykimi i shkurtuar.

Për Marsela Serjanin, SPAK kërkon 3 vite dhe 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar dënimi i ulet në 2 vite e 4 muaj.

Për Sajmir Kadiun kërkon 3 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, i zbret në 2 vite e 4 muaj.

Për Petref Mersinin, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i zbret në 2 vite e 4 muaj. Por SPAk kërkon pezullimin e dënimit dhe konvertimin në 4 vite shërbim prove.

Për Arben Gjatën, SPAK kërkon 2 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i zbritet në 1 vit e 4 muaj burg. Por kërkon pezullim të dënimit dhe ti konvertohet në 3 vite shërbim prove.

SPAK kërkon 2 vite burg për Genc Burazerin, me gjykim te shkurtuar i zbritet në 1 vit e 4 muaj dhe i konvertohet ne 2 vite shërbim prove. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Naile Ajazin.