Përplasjet për aeroportin e Vlorës, Gjykata e Lartë i jep të drejtë Behgjet Pacollit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Valon Ademi dhe kompanisë së tij lidhur me administrimin e Aeroportit të Vlorës, duke i hapur rrugë rikthimit në projekt të kompanisë së Behgjet Pacolli.

Më herët, Gjykata e Apelit kishte lënë në fuqi vendimin që i jepte Valon Ademit të drejtën për administrimin e Aeroportit të Vlorës, ndërsa kompania e Behgjet Pacollit përjashtohej nga vendimmarrja.

Mosmarrëveshja mes palëve lidhet me kontrollin dhe administrimin e kompanisë koncesionare “Vlora International Airport”. Përplasja ligjore mes palëve kishte sjellë tensione edhe në kantierin e punimeve të aeroportit, mes punonjësve të kompanisë së Pacollit dhe përfaqësuesve të kompanisë së Ademit.

Përplasja mes ortakëve u shoqërua me procese gjyqësore, akuza reciproke dhe tensione për kontrollin e vendimmarrjes në shoqërinë që po ndërton aeroportin.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Ndryshimin e vendimit nr. 17959 Akti, date 23.12.2025 të Gjykates së Shkallës Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 185 (30-2026-1569), date 19.02.2026 te Gjykates se Apelit te Juridiksionit te

Pergjithshem Tirane dhe rëzimin e kerkeses se paditesve “Vlora Internacional Airport” SHPK dhe

“ZA Group” për marrjen e masës së sigurimit te padise.