Abuzoi seksualisht me vajzën e tij 24- vjeçare, prangoset babai

Një 57-vjeçar është arrestuar sot në Finiq, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, 24 vjeçare. 

Ramazan Rroko, me origjinë nga Lushnja, është i divorcuar dhe banonte me vajzën në fshatin Dërmish prej një muaji. 

Fillimisht kanë qenë banorët e fshatit ata që kanë raportuar për sjellje të dyshimta, e më pas 24 vjeçarja ka denoncuar të atin në policinë e Sarandës. 

Vajza për 20 vjet rresht ka jetuar në shtëpinë e fëmijës në Durrës.