Absurde/ Vendimi i qeverisë që e ka nxjerrë Shqipërinë jashtë tregut arsimor botëror

Pak muaj më parë, në një raport të publikuar nga Bashkimi Evropian për vitin 2022, asnjë student i ERASMUS+ nuk erdhi në Shqipëri.

Studentët evropianë preferuan vendet e tjera të Ballkanit, duke përfshirë Greqinë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Këtyre shifrave dramatike, i paraprinë edhe rezultatet alarmante të PISA-s, që tregonin se arsimi shqiptar ka rënien më të madhe në botë, janë reflektuar edhe në përzgjedhjen e studentëve të ERASMUS+.

Si të mos mjaftonin këto, qeveria ka krijuar edhe një ngërç shumë të madh për hapjen e filialeve të universiteteve të huaja në vendin tonë.

Por çfarë po i mban larg studentët e huaj, që të arsimohen në vendin tonë, duke dhënë një impakt pozitiv edhe për vendet e tjera?

Qeveria ka vendosur që për këta studentë që mund të jenë nga vende të ndryshme të Evropës, që zgjedhin të arsimohen në filialin e një universiteti të huaj të hapur në vendin tonë, të mësojnë gjuhën shqipe dhe ta japin provim në fund të studimeve, në të kundërt nuk diplomohen.

Një vendim absurd dhe qesharak ky i ndërmarrë nga qeveria duke penguar kështu hapjen e filialeve të universiteteve prestigjoze në vendin tonë.

Ky vendim nuk lejon hapjen e tregut më tej edhe për Shqipërinë, duke sjellë edhe shkëmbimin e eksperiencave në fushën e arsimit.

E thënë më shkurt. Univeristetet e huaja po pengohen nga qeveria që të hapin filialet e tyre në vendin tonë pasi studentët e tyre janë të detyruar që të mësojnë edhe gjuhën shqipe.

Rrjedhimisht nëse ai nuk e ka mësuar gjuhën tonë nuk do të diplomohet. Por kjo bie në kontradiktë, pasi nëse një i ri i huaj ka ardhur të studiojë në filialin e shkollës së vendit të tij, që mund të jetë angleze, mësimin do ta bëjë në këtë gjuhë. Dhe është absurde që ai ta ketë me detyrim të mësojë gjuhën shqipe, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të diplomohet ose në të kundërt diploma do t’i mbetet peng.

Teksa të rinjtë shqiptarë janë të shumtë që kërkojnë të largohen për Shqipëria për shkak të mungesës së tregut të punës, pagave të ulëta, varfërisë, qeveria jonë nuk po bën asnjë përpjekje për të sjellë të rinj, që të studiojnë këtu.

Por në vendin tonë, ku korrupsioni “bën ligjin” në çdo institucion, arsimi mesa duket do të mbetet në plan të dytë e ndoshta dhe më larg.