Alibeaj flet për kourumin e PD dhe tregon a mund të kthehet Basha pasi ka humbur 6 herë zgjedhjet

Enkelejd Alibeaj, në një komunikim me gazetarët jashtë Kuvendit, iu përgjigj deklaratave të Gazmend Bardhit se Këshilli Kombëtar i PD-së nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për t’u mbledhur. Ai pranoi se shumë prej anëtarëve të Këshillit kanë ikur por numri i atyre që kanë ngelur është mjaftueshëm.

“ Kjo nuk është garë mes Hanit dhe Bashës, sfida është sesa procesi është transparent, ku të mos manipulojmë votat.Zgjedhjet lokale kanë përfunduar dhe në respekt të atij vendimi duhet të kishin nisur një orë e më parë zgjedhjet në Partinë Demokratike. Mund të jenë dhe tre kandidatë. Po, është e vërtetë që një pjesë e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, kanë zgjedhur të jenë në një strofull të majtë, te LSI-ja, gjatë zgjedhjeve dhe numri i personave besnik, anëtarë që i qëndruan PD-së në ditët më të vështira është 329. Nëse e pjestojmë me dy dhe i shtojmë 1 del shumica”, tha ai.

Nuk është interesi i vogël kur Basha ka humbur 6 zgjedhje?

A nuk do ishte më demokratike që t’ia lëmë demokratëve ta vlerësojnë në një proces të drejtë. Kemi idetë tona por s’duhet të kemi fudullëkun që të mendojë, se njëri prej nesh, ti apo unë, kemi aftësinë të mendojmë më mirë dhe më drejtë se anëtarësia e PD-së. Kemi një detyrë që zëri i secilit prej tyre të dëgjohet.

A nuk është numër i ulët pjesëmarrja në Këshillin kombëtar? A nuk është braktisje e procesit?

Enkeled Alibeaj: Jo nuk e mendoj kështu. Ta shohim të vërtetën siç është. ata anëtarë të kryesisë që qëndruan janë anëtarët e vërtetë, kam respekt për ata që qëndruan në betejë, jo ata që çanë ferrat.

Keni thënë që Basha duhet të bëjë hap pas, përse ndryshuar qëndrim?

Enkeled Alibeaj:  S’kam ndryshuar qëndrim për Bashën, në atë kohë pas zgjedhjeve për ti dhënë mundësi që të mos kishte thellim të përçarjes, edhe vetë kërkova që ai të bënte hap pas.

Kjo nuk do të thotë të mos i jepet e drejta çdokujt të kandidojë.